Sunday, 10. May 2026
Sport

Bardhi mbetet në Turqi, firmos me Rizesporin

GS 02/07/2025 1 Min. Lesezeit

Pas largimit nga Bodrumspori, Enis Bardhi menjëherë ka gjetur ekip të ri, dhe atë në Superligën e Turqisë.

Bardhi, u largua nga Bordrumspori pas rënies nga elita e futbollit turk duke e shkëputur kontratën.

Megjithatë, Bardhi edhe sezonin e ri do të luaj në Superligën turke pasi do të jetë pjesë e skuadrës së Rizesporit.

Bëhet e ditur se Bardhi ka tashmë marrëveshje me Rizesporin, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.

30-vjeçari bën karrierë në Turqi prej vitit 2022, fillimisht te Trabzonspori dhe pastaj te Bordumspori kurse ka luajtur edhe tek Levante në Spanjë e Ujpesti në Hungari.

Në 88 ndeshje të luajtura në kampionatin turk, Bardhi ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Teilen: