Javët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth futbollistit shqiptar Enis Bardhi, se do të largohet nga skuadra turke Trabzonspor.
Mesfushori ka bërë të ditur se do të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të sezonit.
Ai nuk e ka ndërmend të largohet tani.
“Nuk dua të largohem nga klubi në këtë situatë.
Dua të qëndroj dhe të ndihmoj deri në fund të sezonit.
Unë e dua këtë skuadër”, raportohet se Bardhi u ka thënë drejtuesve të skuadrës.