Saturday, 14. February 2026
Sport

Bare fiton “derbin” ndaj Balliut

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Espanyoli siguroi tri pikë të arta përballë Rayo Vallecanos.

Skuadra katalanase triumfoi 1-2 në transfertë, sukses tepër i rëndësishëm për qëndrimin në La Liga.

Ivan Balliu luajti gjatë gjithë ndeshjes për vendasit, ndërkohë që Keidi Bare u fut në fushë në minutën e 67’ për Espanyolin.

Miqtë kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të Sergi Darder.

Kapiteni gjeti cepin e portës falë një diagonaleje të saktë.

Rayo fitoi një penallti në fundin e fraksionit të parë, të cilën e ktheu në gol Raul de Tomas, duke ndezur festën në stadium.

Espanyoli iu fal sërish aftësive të kapitenit për të shënuar golin e fitores. Minuta e 59’, driblime fantastike të Darder, goditja e të cilit u plas në shtyllë.

Nico Melamed përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore jetike për objektivin mbijetesë.

Teilen: