• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bare shtyn rikthimin, Mitaj synon të kapë duelin me CR7-tën

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Keidi Bare u bashkua para një jave me grupin në skuadrën e tij Saragoza duke krijuar idenë se lëndimi në puplë kishte kaluar, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, mesfushori shqiptar është stërvitur i diferencuar dhe nuk ishte gati për ekipin e tij këtë fundjavë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin e radhës.

Screenshot 2025-04-15 185015

Bare u dëmtua përpara grumbullimit të Kombëtares dhe deri tani ka munguar në pesë ndeshje.

MITAJ- Mario po vijon me rikuperimin nga ndërhyrja që kreu përpara pak kohësh. Mbrojtësi i majtë mungoi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, sepse kishte një problem me pubalgjitë, të cilin e kaloi me sukses pas operacionit që bëri.

Ndërsa është duke vijuar planin e rikthimit, Mitaj synon që të jetë gati për një nga përballjet më të forta në kampionatin arab, atë mes Al Itihadit dhe Al Nasr të Kristiano Ronaldos, takim që do të zhvillohet më datën 7 maj.

Deri atëherë, mediat pranë klubit shkruajnë se Mitaj ka shumë shanse që të jetë gati. Forma e mbrojtësit është shumë e rëndësishme edhe për Silvinjon, sepse në qershor luhet me Serbinë dhe Letoninë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bellingham i flet të gjitha në konferencë për shtyp

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.