• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barela i dëmtuar, në dyshim për Itali-Shqipëri?

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolo Barela ishte një nga mungesat e Italisë në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë. Një mungesë e lidhur me një dëmtim që ka pësuar së fundmi mesfushori dhe që ka bërë që ai të qëndrojë pushim më shumë se lojtarët e tjerë të grumbulluar nga Luçiano Spaleti.

Lojtari është një nga pikat kyçe të Italisë dhe trajneri sot u pyet në konferencë për shtyp nëse rrezikonte që ai të mungonte për Italinë në ndeshjen hapëse të saj në Europian, pikërisht ndaj Shqipërisë.

“Unë u besoj shumë mjekëve të mi dhe ata më kanë thënë që është thuajse e sigurt që ia del për të rikuperuar, jemi besimplotë për atë ndeshje. Por pastaj duhet parë zhvillimi, pasi duhet rifilluar vrapimi dhe janë disa gjëra të tjera për t’u bërë.

Listat i japin të gjithë me datë 7, pse më kërkoni që ta jap me datë 5!? Pastaj nëse ndodh diçka, duhet që të kthehem mbrapa me vlerësimet. Unë e kam vendosur, por ka ende 2-3 gjëra për të sistemuar.

Për shembull Meret kishte probleme në nxemje, aty për aty është diçka, të nesërmen mund të ndryshojnë ndjesitë. Ai ndjeu një kontraktim muskulor, por duhet vlerësuar.

Një ditë më pas do të dihet më mirë shkalla e dëmtimit”, tha Spaleti duke folur për situatën e mesfushorit dhe të portierit.

Next Post

Pllakos heshtja te Kosova

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.