• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barela mjaftohet me 500 mijë euro

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolo Barela do të jetë i pari nga rinovimet me të cilat Interi synon të hapë një cikël fitues.

Mesfushori italian do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 me 6.5 milionë euro plus bonuse në sezon.

Një rritje page me vetëm 500 mijë euro më e lartë se ajo aktuale, duke konfirmuar lidhjen me fanellën e ish-lojtarit të Kaljarit, i cili mund të kishte gjuajtur edhe më lart, por që vendosi të kënaqë klubin duke ndjekur, njëkohësisht, zemrën. Me sa raporton “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja është gjetur tashmë pak kohë më parë, kur klubi ishte ende nën menaxhimin e “Suning”-ut.

Nënshkrimi dhe njoftimi, fillimisht “të ngrirë” në pritje që Steven Zhang të gjente një mënyrë për të rifinancuar dhe më pas për ndryshimin e pronësisë, do të mbërrijnë sa më shpejt dhe do të pasohet nga zgjatjet e kontratave të Simone Inzagit dhe Lautaro Martinezit.

Ajo që ka rëndësi, si për Interin ashtu edhe për Barelën, është vullneti i përbashkët për të ecur përpara së bashku.

Me pak fjalë, iku koha kur në qershor kishte fytyra të varura dhe ankesa nga ata që donin ndryshimin e përfitimit. Interi aktual fiton dhe bind, ka një drejtim teknik të qëndrueshëm, një dhomë zhveshjeje graniti dhe pasojë e gjithë këtyre faktorëve është edhe joshja për lojtarët e tjerë. Siç konfirmohet nga shumë (Taremi dhe Zielinski më të fundit) parametrat zero të ardhur në sezonet e fundit.

Next Post

Kosova me përzgjedhës të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.