• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barela refuzoi Sitin në verë, mesfushori dhe Inzagi presin rinovimin

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolo Barela është rikthyer që të gjejë vazhdimësinë e tij në fushën e lojës, me paraqitje fantastike dhe duke konfirmuar një prapaskenë që zbulohet në orët e fundit dhe është më shumë sesa bombastike.

fj

Në verën e kaluar, pavarësisht një sezoni aspak pozitiv, mes shumë ndeshjeve të gabuara dhe disa dëmtimesh, mesfushori gjithsesi kishte besimin e plotë të Pep Guardiolës për ta marrë me vete te Mançester Siti. Por nëse kjo ishte dëshira e madhe e trajnerit spanjoll, që ka parë pak persona t’i rezistojnë në jetë pas një ftese të tij, Barela ka pasur guximin që ta bëjë, ndonëse Interi, me shifrat që kalonin edhe 70-80 milionë eurot edhe mund ta kishte menduar një shitje të tij. Por gjithsesi këtë sezon konfirmohet se edhe Xhuzepe Marota e Simone Inzagi kanë bërë mirë që i kanë besuar sërish italianit, i cili po bën vërtet një person në nivele të larta dhe tashmë është gati që të rinovojë në Milano.

Oferta e vënë në tavolinë nga Marota është një blindim i vërtetë dhe vështirë se Barela do ta refuzojë atë: kontratë për 5 vite të tjera (skadenca 30 qershor 2029) dhe një pagë që do të kalojë nga 5 në 7 milionë euro neto në sezon. Se bashku me Barelën do të jetë edhe radha edhe e një arkitekti tjetër të rëndësishëm, Simone Inzagit. Barela, së bashku me trajnerin dhe Lautaron janë tri prioritete në radhët e zikaltërve, por nëse për Lautaron ka shpërthyer një çështje lidhur me pagën stratosferike prej 10 milionësh neto që argjentinasi kërkon në sezon, ndërsa Interi i ofron deri në 8, për Barelën me 7 milionë dhe Inzagin që pritet të prekë kuotën 5.5 milionë euro në vit duket se firmat do të jenë një formalitet dhe mund të vijnë brenda orëve të ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nora Gjakova do medaljen e arit, xhudistja nga Kosova kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.