Saturday, 7. March 2026
Sport

Barela refuzon Njukasëllin, por jo Junajtidin/ Ylli i Interit në… mendime

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Nikolo Barela papritur nis që të joshet nga ideja për të luajtur në Premier Ligë. Pas goditjes Tonali, klubi i Njukasëllit kishte bërë një ofertë konkrete edhe për Nikolo Barelën, për të formuar në “St.Xhejms Park” dyshen e mesfushës së Italisë, por futbollisti i Interit as që e ka pranuar ta mendojë këtë ide.

Barela

Gjithsesi, nëse klubi i Njukasëllit dhe qyteti i qymyrit në ishull nuk e josh, kjo nuk vlen për Mançester Junajtidin, që ka bërë një lëvizje konkrete në 48 orët e fundit për Barelën.

Ideja e “djajve të kuq” është ajo që të provojnë të gjejnë një akord deri në 60-70 milionë euro, ndërkohë që Interi kërkon të paktën 85. Por Junajtidi ka ndryshuar strategji dhe ka nisur të flasë me Barelën, duke i ofruar 10 milionë euro rrogë dhe joshja ka nisur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: