• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barella firmos kontratën e re me Interin

11/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nicolo Barella zgjat zyrtarisht bashkëpunimin me Interin deri në verën e 2029-ës.

Mesfushori që njëkohësisht është edhe zëvendës-kapiteni i zikaltërve, kishte firmosur prej ditësh kontratën e re, por komunikata zyrtare e klubit milanez erdhi vetëm pasditen e të martës.

“Interi njofton se ka arritur marrëveshjen me Nicolo Barellën për të vijuar bashkëpunimin deri në verën e 2029-ës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit zikaltër, që blindon kështu një titullar mjaft të rëndësishëm të formacionit të Inzaghit.

Mesfushori 27-vjeçar iu bashkua Interit në verën e 2020-ës dhe që atëherë ka fituar trofe të shumtë me fanellën zikaltër, përfshi edhe dy tituj kampionë.

Me kontratën e re, italiani do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, që bashkë me bonuset mund të arrijë deri në 8 milionë euro në sezon. Krahas Barellës, zikaltrit kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin deri në 2029-ën edhe me kapitenin Lautaro Martinez.

Ky i fundit pritet të kthehet në Milano pas përfundimit të angazhimit me Argjentinën në Copa America dhe vetëm atëherë do të vijë firma mbi kontratën e re dhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Ndërkohë e marta ka qenë e rëndësishme edhe për trajnerin Simone Inzaghi, agjenti i të cilit është takuar me Marottën dhe Ausilion për të hedhur bazat mbi zgjatjen e kontratës së teknikut zikaltër.

Kontrata aktuale e tij përfundon në verën e 2025-ës, teksa gjasat janë që Inzaghi të firmosë deri në verën e 2027-ës, me një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo aktualja, si shpërblim për punën e mirë të bërë gjatë këtyre tre sezoneve në stolin e Interit.

Rinovimi me trajnerin, kapitenin dhe zëvendës-kapitenin, konfirmon synimin e fondit amerikan Oaktree për të çuar përpara projektin zikaltër, të nisur nga grupi kinez Suning.

Next Post

Barella ende në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.