• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barella refuzon ofertën stratosferike të Al-Hilal

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshira e klubit arab Al-Hilal për të pasur mesfushorin zikaltër Nicolo Barrela dhe për ta bërë atë një figurë të markës për Botërorin e Klubeve të ardhshëm është e destinuar të mbetet një ëndërr.

Edhe përballë atyre 18 milionë eurove rrogë vjetore që, sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, i janë propozuar lojtarit italian gjatë udhëtimit të Interit në Riad.

Asgjë, sepse përveç faktit që klubi kampion i Italisë nuk ka asnjë dëshirë për ta lënë të largohet, është vetë Nicolo që nuk e sheh veten askund tjetër përveçse në Milano.

Pra, jo faleminderit! Kjo nuk do të thotë që Al-Hilal, klub ku luajnë gjithashtu Koulibaly dhe Milinkovic-Savic, që duket se po synon edhe Salah, i cili është në largim nga Liverpool-i me parametra zero, nuk mund të përpiqet sërish në qershor, por dyert janë mbyllur.

Barella, i cili ka refuzuar tashmë ofertat nga klube të mëdha europiane duke rinovuar me Interin “symbyllur”, do të marrë pjesë në garën amerikane të organizuar nga FIFA, por do ta bëjë këtë me fanellën e Interit.

Next Post

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19/ Caktohen datat e ndeshjeve të fazës çerekfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.