Wednesday, 13. May 2026
Sport

Bari u mund në Leko, por tifozët “shënojnë gol” në transfertë. Pagesat i bënë me para false

GS 08/12/2023 1 Min. Lesezeit

Marko Valseki, menaxher i lokalit në stadiumin “Rigamonti-Ceppi” në Leko, denoncoi ngjarjet e ndodhura gjatë fitores së fundit të skuadrës vendase ndaj Barit.

bari

Leko fitoi 1-0 ndaj Barit, por ishin tifozët e këtij të fundit që shënuan “gol” në stadiumin vendas, siç ka treguar menaxheri i lokalit në akuzën e tij. “Në pjesën më të madhe të ndeshjes tifozët e Barit blenë vetëm shishe me ujë që kushtojnë një euro me kartëmonedha 20 euro, në mënyrë që të kthejnë këmbimin prej 19 eurosh.

Kjo na bëri të dyshojmë, i pamë më mirë kartëmonedhat dhe vumë re se ato ishin false. Në gjysmën e pjesës së dytë mbyllëm lokalin në seksionin e miqve. Tifozët e Barit do të kishin shpenzuar gjithsej 600 euro me kartëmonedha false”, tha menaxheri.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: