Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Baroni: Cilësitë e Hysajt nuk vihen në diskutim, nuk ka luajtur për arsye të tjera

GS 20/01/2025 1 Min. Lesezeit

Lazio fitoi 3-0 në transfertën e “Bentegodit” përballë Veronës, me Elseid Hysajn që rikthehej titullar në një ndeshje kampionati pas një kohe të gjatë.

Mbrojtësi shqiptar, që luajti gjatë gjithë ndeshjes, ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij në fushë nga mediat italiane.

Edhe vetë trajneri i Lazios, Marco Baroni, nuk i ka kursyer lëvdatat në drejtim të Hysajt. “Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Hysaj. Cilësitë e tij nuk janë vënë asnjëherë në diskutim, ai është një lojtar shumë i mirë, por ka qëndruar jashtë skuadrës për arsye të tjera”, ka thënë pas ndeshjes tekniku Baroni.

Teilen: