Friday, 13. February 2026
Sport

Baseli i shqiptarëve nuk e realizon ëndrrën

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Baseli ka pësuar humbje pas 120 minutave me rezultat 1:3 nga Fiorentina në takimin e kthimit që u zhvillua në “St. Jakob – Park” në Basel.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me 1:2 në favor të Fiorentinës, por pasi takimin e parë Baseli e fitoi në Firencë me 2:1, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Për Fiorentinën shënuan Conzalez (35′ e 72′) e Barak (120+9’) dhe për Baselin Amdouni (55′).

Kapiteni Taulant Xhaka u largua në minutën e 88-të dhe Andi Zeqiri u paraqit nga minuta e 81-të.

Xhaka e Zeqiri treguan lojë të mirë për Baselin por të pafat që të shkojnë në finale të Conference League. Fiorentina kualifikohet në finale dhe takohet me West Ham-in.

Teilen: