Thursday, 7. May 2026
Sport

Bashakshehiri bën ofertë për Rashicën

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra tjetër e Superligës së Turqisë, Bashakshehiri ka konfirmuar interesimin për shërbimet e sulmuesit të krahut, Milot Rashica.

Në të vërtetë, mësohet se Bashakshehiri tashmë ka kontaktuar Beshiktashin dhe ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Rashicës në verë.

Mediumet turke kanë raportuar se Bashakshehiri ka ofruar mbi 3 milionë euro për kartonin e Rashicës, i cili ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin e ardhshëm.

Madje, mësohet se Beshiktashi është i hapur ndaj kësaj oferte pasi Rashica nuk bën pjesë në planet e klubit, i cili tashmë e ka nxjerrë në listën e lojtarëve që do të largohen pas përfundimit të sezonit aktual.

Rashica po shihet si përforcim ideal për sulmin e Bashakshehirit, duke pasur parasysh se krahas Beshiktashit, karrierë në Turqi ka bërë edhe te Galatasaray.

29-vjeçari ka 2 gola dhe 6 asistime në 33 ndeshje të luajtura për Beshiktashin në këtë sezon.

Teilen: