Tuesday, 5. May 2026
Sport

Bashakshehiri interesohet për Milot Rashicën

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica këtë verë përfundimisht do të largohet nga skuadra e Beshiktashit, por jo edhe nga Superliga e Turqisë.

Mediumet turke kanë raportuar të martën se është skuadra e Bashakshehirit që ka shprehur interesim për shërbimet e Rashicës.

Thuhet se trajneri Nuri Sahin e pëlqen shumë sulmuesin e krahut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Bashakshehirit që të tentojnë transferimin e tij.

Beshiktashi, tashmë e ka nxjerrë në shitje Rashicën dhe Bashakshehiri është i gatshëm të ofrojë deri në 3.5 milionë euro për kartonin e tij.

Rashica ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është pjesë e ekipit prej verës së vitit 2023.

Aktualisht, Rashica është i lënduar kurse këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat për Beshiktashit.

Teilen: