Tuesday, 31. March 2026
Sport

“Bashkë për ta bërë ëndrrën realitet!” – Kosova përballet me Turqinë në finalen për Botërorin 2026

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në finalen e “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Në postimin e saj, Federata ka shkruar: “Bashkë për ta bërë ëndrrën realitet. Historia shkruhet sonte!, duke nxitur entuziazmin e tifozëve për këtë përballje vendimtare.

Kjo ndeshje për Kosovën është një mundësi historike për t’u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës dhe ka mbledhur pritshmëri të mëdha nga sportdashësit në të gjithë vendin. /Lajmi.net/

Teilen: