Në një intervistë me BBC, Jim Ratcliffe, i cili së fundmi pagoi më shumë se 1.3 miliardë paund (1.52 miliardë euro) dhe bleu 27.7% të Manchester United, zbuloi planin e tij për të ndërtuar një stadium të ri për klubin:
Miliarderi britanik bleu 25 për qind të ‘Djajve të Kuq’ nga familja Glazer, pronarë të klubit anglez për gati 20 vjet, transmeton GazetaBlic Sport.
“Është koha për të ndërtuar një stadium të ri në veri të Anglisë. Nëse shikoni atë pjesë të Mançesterit, është një zonë e lodhur dhe e lënë pas dore. Ka shumë potencial në rigjenerimin e kësaj pjese jugore të Mançesterit dhe thelbi i kësaj do të ishte ndërtimi i një stadiumi të ri që mund të presë ndeshjet e Anglisë, finalen e Kupës FA dhe finalen e Ligës së Kampionëve ”, tha anglezi.
Ky vendim vjen pasi stadiumi fqinj i Manchester Cityt , Etihad Stadium, u zgjodh si vendi i Euro 2028.
‘Old Trafford’ ka një kapacitet për 74,000 njerëz dhe është i ndërtuar që nga viti 1930, megjithëse u rimodelua për herë të fundit pak më shumë se 17 vjet më parë.
/GazetaBlic Sport/