• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkëshortja e Canës rrëfen problemet në zemër që kishte futbollisti “kuqezi” dhe që i rrezikuan Europianin

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga momentet padyshim më të vështira të karrierës së Lorik Canës, ka qenë padyshim në verën e vitit 2015, kur mjekët i konstatuan një problem në zemër dhe i këshilluan të tërhiqet nga futbolli.

Gjithçka një vit para se Shqipëria të garojë në Europianin Francë 2016 dhe historinë e tregon bashkëshortja e Lorik Canës, në dokumentarin “Lorik” të transmetuar në SuperSport News.

  

“Loriku ishte duke u transferuar në një skuadër jashtë Europës dhe e dinim për një problem në zemër, por që ishte plotësisht nën kontroll. Para firmës me skuadrën e re, mjekët i bënë një kontroll të specializuar. Unë isha shtatzënë në Francë dhe Loriku më telefonoi për të më thënë se doktorët i kanë evidentuar një problem shqetësues dhe i kanë këshilluar të tërhiqet nga futbolli. I thashë: po bën shaka? Nuk është e vërtetë. Ai është i madh dhe i fortë, ndaj dukej e pamundur. Kishte luftuar gjithë jetën për një objektiv si Europiani dhe po i hiqej për një arsye që nuk varej nga ai”, rrëfen e emocionuar bashkëshortja e Lorikut.

Asokohe Cana ishte shumë pranë transferimit në Katar, por problemet në zemër e pamundësuan këtë lëvizje. Në rrethana të tilla, kapiteni legjendar i kuqezinjve firmosi në ditën e fundit të merkatos me Nantes, ku nuk luajti rregullisht, pasi zemra nuk ia lejonte, por nuk donte kurrsesi të tërhiqej pa veshur fanellën e Shqipërisë në Europianin e 2016-ës.

  


Next Post

Gëzim Shala: E vetmja “Bota sot” që ka informuar për aktivitetet e ekipeve në Diasporë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.