Sunday, 15. November 2026
Futboll

Bashkëshortja e Raphinha, dedikim emocionues: “Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar”

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

“Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar dhe përballuar për të arritur deri këtu”. Me këto fjalë, Natalia Belloli festoi rinovimin e kontratës së bashkëshortit të saj, Raphinha, me Barcelonën.

“Të të shoh duke realizuar këtë ëndërr dhe duke shkruar një tjetër kapitull të historisë tënde në një klub që e do kaq shumë, më mbush zemrën me krenari dhe lumturi”, – shkroi ajo.

Mesazhi i saj emocionues përfundoi me fjalët: “Faleminderit që nuk u dorëzove kurrë, që besove tek ëndrrat tona dhe, mbi të gjitha, që luftove gjithmonë për ne. Zoti vazhdoftë të bekojë hapat e tu dhe të ndriçojë rrugën tënde! Të duam!”

Teilen: