• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkia e Tiranës premio Partizanit që u shpall kampion, Veliaj: Qyteti i Tiranës vlerëson suksesin

05/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si në dy vitet e kaluara, kur Tirana u shpall kampione në futboll, Bashkia e Tiranës do të shpërblejë këtë vit edhe ekipin e Partizanit. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se qyteti i Tiranës vlerëson suksesin e të gjithëve.

“Unë kam qenë transparent në këtë marrëdhënie dhe për sa kohë që kam qenë publik edhe në debatet me Federatën, rregullat vlejnë për të gjithë dhe për sa kohë kemi vendosur një rregull, ku për dy vjet ka qenë ekipi i Tiranës ai që ka marrë shpërblimin e Bashkisë së Tiranës, do të duhet ta respektojmë për të gjithë. Pas dy fitoreve të Tironës, këtë vit do të jetë Partizani ai që do të marrë premion e bashkisë, sepse besoj se duhet të jemi një qytet që vlerëson suksesin. Për sa kohë që në majë të bashkisë sot janë dy ekipet e suksesit, do të duhet që të mbajmë këtë frymë dhe kush sjellë sukses, kush sjell kupë, kush sjell fitore, do të duhet që t’i përkulemi me respekt, ta falënderojmë nga zemra, që e ka bërë qytetin tonë me një emër dhe reputacion të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj gjatë takimit me dy ekipet kampion të Tiranës, në volejboll dhe basketboll për meshkuj.

Next Post

Mason Mount i vendos Manchester Unitedit kushte për të realizuar transferimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.