Saturday, 21. March 2026
Sport

Bashkim Ajdini e mbyll me Sandhausen, në kërkim të një skuadre të re

GS 08/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti shqiptar, Bashkim Ajdini e ka mbyllur aventurën me skuadrën nga Bundesliga ll, Sandhausen SV.

Lajmi.net mëson se mbrojtësi i krahut nuk do ta vazhdoj kontratën me ekipin gjerman dhe tani është në kërkim të një aventure të re.

  

30-vjeçari preferon të qëndroj në Gjermani dhe ka oferta nga skuadrat e Bundesliga ll.

Gjatë këtij sezoni, ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës ka zhvilluar 26 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Vlera e Bashkim Ajdinit, apo si njihet ndryshe në Gjermani si “Renneke” shkon deri në 550 mijë euro në sajtin “Transfermarkt”./Lajmi.net/

Bashkim Ajdini

  


Teilen: