Thursday, 30. April 2026
Sport

Bashkimi debuton me fitore të madhe në FIBA Europe Cup

GS 24/09/2025 1 Min. Lesezeit

Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitore të madhe në debutimin evropian.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, që ishte e mbushur me shikues, Bashkimi e mposhti gjigantin polak të basketbollit, Anwil Wloclawek. 

Prizrenasit ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa në fund fituan me shifrat 80:75.

Anwili është prej skuadrave më të mëdha në FIBA Europe Cup. E ka fituar këtë garë në vitin 2023. Dhe ndeshja mes Bashkimit dhe Anëilit ishte e para e raundit kualifikues të FIBA Europe Cup. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Wloclawek të Polonisë më 1 tetor.

Teilen: