Tuesday, 18. August 2026
Sport

Bashkimi fiton derbin e Prizrenit

GS 19/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bashkimit ka triumfuar në derbin e qytetit të Prizrenit për t’u barazuar me pikë me Trepçën në krye të tabelës.

Tani, Bashkimi ka 29 pikë pasi të dielën mbrëma mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin 96:62.

Për Proton Cable Prizrenin, kjo është humbja e 13 këtë sezon dhe mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 21 pikë.

Bashkimi ishte skuadër më e mirë, duke fituar tre çerekë për fitoren e radhës në elitë.

Valon Bunjaku e Wendell Green, udhëhoqën Bashkimin drejt triumfit në këtë përballje.

Bunjaku e mbylli ndeshjen me 27 pikë të shënuara kurse Green pati 18 pikë e 8 asistime.

Te Proton Cable Prizreni, u veçua Kwame Vaughn (18 pikë) dhe ishte njëri prej katër lojtarëve në ekip me pikë dyshifrore por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Teilen: