Wednesday, 4. February 2026
Sport

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

GS 04/02/2026 2 Min. Lesezeit

Bashkimi i Prizrenit ka bërë hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin bindës, 83:67.

Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e Kupës. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë. 

Por prizrenasit kanë avantazh të theksuar nga ndeshja e parë.

Prishtinasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e fituan 20:14. Epërsinë e mbajtën edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:18 për Sigal Prishtinën. 

Pas 20 minutave lojë shifrat ishin 39:32 në të mirë të mysafirëve.

Por lojtarët e Bashkimit shpërthyen në çerekun e tretë, të cilin e fituan 27:13. Kështu edhe siguruan fitoren. Në çerekun e katërt vetëm e rritën epërsinë edhe më shumë.

Lejson Zeqiri ishte më i miri te Bashkimi me 17 pikë, tetë kërcime e tri asistime. Isaiah Cousins i kishte 19 pikë, tri asistime e dy kërcime. Shannon Shorter kontribuoi me 18 pikë e pesë kërcime, ndërsa Dequon Lake i kishte 15 pikë e pesë kërcime.

Te Prishtina më i dalluari ishte Elijah Clarence me 20 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Altin Morina i realizoi 15 pikë e gjashtë kërcime.

Teilen: