• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi fiton në Prizren dhe siguron finalen

30/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Trepçën në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje kjo që do të luhet më 12 shkurt.

Bashkimi, një ditë pas Trepçës, e siguroi kualifikimin në finale pasi në serinë gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Vëllaznimit.

Në palestrën “Sezai Surroi” të stërmbushur në Prizren, Bashkimi mposhti Vëllaznimin në ndeshjen e kthimit me rezultatin 90:73.

Ky rezultat, i mjaftoi Bashkimit për ta shkrirë avantazhin e Vëllaznimit prej nëntë pikëve (80:71) nga ndeshja e parë, të cilën e kishte fituar dy javë më parë në Gjakovë.

Në një atmosferë të zjarrtë, ndeshja ishte tejet e fortë dhe interesante pasi të dyja skuadrat ishin të vendosura të sigurojnë finalen.

Çereku i parë, përfundoi baras (20:20) kurse të dytin e fitoi Vëllaznimi për të shkuar në pushim me një epërsi prej gjashtë pikëve (41:35).

Bashkimi reagoi në dy periudhat e fundit, ku çerekun e tretë e mbylli me nëntë pikë dallim për të shpërthyer në çerekun e fundit – 30:16

Madje, në periudhën e fundit, Bashkimi realizoi pesë tre pikësha për t’u shkëputur edhe më shumë dhe për ta mbyllur ndeshjen me 17pikë epërsi.

Lejson Zeqiri me 22 pikë të shënuara e 5 kërcime ishte më i dalluari te Bashkimi, ndërsa te Vëllaznimi u dallua Jericole Hellems, i cili ndeshjen e mbylli me 22 pikë e 5 kërcime, po ashtu.

Next Post

Milani në kaos, klubi i Serisë A tentoi t’i rrëmbente Teo Hernandez me një ofertë zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.