Thursday, 14. May 2026
Sport

Bashkimi kalon në finale, eliminon Pejën

GS 01/05/2025 1 Min. Lesezeit

Bashkimi është finalisti i dytë i Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi ka avancuar në finale pasi në gjysmëfinale të play-offit ka eliminuar Pejën, me rezultatin e përgjithshëm 3:1.

Në ndeshjen e katërt në Pejë, Bashkimi triumfoi me shifrat 84:78 për të avancuar në finale.

Në finale, Bashkimi do të përballet me Trepçën, seri që nis këtë vikend në Prizren.

Në duelin e katërt ndaj Pejës, Bashkimi ishte ekip më i mirë gjatë tërë kohës dhe me meritë u bë finalisti i dytë.

Wendell Green me 26 pikë ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa te Peja më i dalluari ishte Marquez  Towns me 27 pikë të realizuara.

Pak para përfundimit, ndeshja u ndërpre për shkak të hudhjes së një mjeti shpërthyes në parket.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi për ata pak sekonda dhe pasi u larguan shikuesit por nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat.

Kampion i Kosovës shpallet ekipi që arrin katër fitore kurse Bashkimi ka përparësinë e terrenit ndaj Trepçës.

Teilen: