• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi kërkon fitoren e tretë në FIBA Europe Cup

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Bashkimit sonte zhvillon ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.
Pas dy fitoreve të mëdha që ka arritur, klubi nga Prizreni tani e ka mendjen te fitorja e tretë, e cila, me pak fat, mund ta kualifikojë në fazën tjetër të kësaj gare.

Sonte Bashkimi përballet me lideren e grupit, Dijonin e Francës, takim që fillon nga ora 20:00 dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm për të dy palët.

Edhe pse Bashkimi ndodhet i fundit në tabelë, grupi është shumë i barabartë, ku katër skuadrat kanë mundësi kualifikimi.
Bashkimi dhe Reggiana aktualisht mbajnë dy pozitat e ulëta me nga 7 pikë, ndërsa Cibona dhe Dijoni janë më lart me nga 8 pikë të mbledhura.

Prizrenasit janë në super seri, pasi në dy ndeshjet e fundit në FIBA Europe Cup arritën dy fitore, ndërsa në Superligën e Kosovës në basketboll ende nuk kanë pësuar humbje.

Skuadra nga Prizreni ka udhëtuar e kompletuar drejt Francës, ku trajneri Igor Jovović do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Përveç Bashkimit, në grupet e FIBA Europe Cup merr pjesë edhe skuadra e Trepçës, e cila matematikisht nuk mund të kalojë në fazën tjetër dhe nesër luan kundër Anwil-it të Polonisë.

Next Post

Foda lë jashtë ndeshjes me Zvicrën, Hajdarin dhe Avdullahun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.