Wednesday, 29. April 2026
Sport

Bashkimi kthen epërsinë ndaj Borës, një fitore larg finales

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bashkimit i është afruar kualifikimit në finalen e “play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi po avancon 2:1 në serinë gjysmëfinale ndaj Borës, dhe i duhet edhe një fitore për të prekur finalen.

Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, të luajtur të mërkurën mbrëma në Prizren, Bashkimi triumfoi 88:83 për ta rimarrë avantazhin në këtë seri kundër Borës.

Edhe pse e humbi çerekun e parë, Bashkimi i fitoi tri periudhat tjera për ta mbyllur takimin me fitore.

Shanon Shorter me 23 pikë e 6 kërcime ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa te Bora u veçua Jordan Dingle me 23 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

Ndeshja e katërt e kësaj serie, zhvillohet këtë vikend në Prishtinë.

Teilen: