Tuesday, 18. August 2026
Sport

Bashkimi merr kreun, mposht Borën

GS 22/01/2025 1 Min. Lesezeit

Bashkimi është kthyer në vendin e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma në “Sezai Surroi”, Bashkimi e mposhti Borën e Prishtinës në kuadër të xhiros së 18-të, me shifrat 94:76.

Bashkimi ka 31 pikë, dy më shumë se Trepça që ndeshjen e kësaj xhiroje e luan të enjten mbrëma.

Jayveous Mckinnis u dallua te Bashkimi me 14 pikë, 7 kërcime e 3 asistime. Mack Smith i realizoi 12 pikë, 9 asistime e 4 kërcime, ndërsa më efikasi ishte Lejson Zeqiri me 21 pikë.

Desmond Cambridge ishte më i miri te Bora me 17 pikë e 4 kërcime, Alex Lomax regjistroi 21 pikë.

 

 

Teilen: