Tuesday, 28. April 2026
Sport

Bashkimi mposhtet dhe eleminohet ne Poloni

GS 01/10/2025 1 Min. Lesezeit

Bashkimi e ka humbur me rezultat të thellë ndeshjen e kthimit të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup.

Të mërkurën mbrëma në Wloclawek të Polonisë, Bashkimi u mposht nga Anwili me rezultatin 93:71.

Ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën e kaluar në Prizren, Bashkimi e fitoi me rezultatin 80:75.

Kështu Anwili avancon në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup. Ndërkohë Bashkimi do të avancojë vetëm nëse është njëra prej tri skuadrave më të mira humbëse të raundit kualifikues.

De’Quon Lake ishte më i miri te Bashkimi me 15 pikë e tetë kërcime. Jeremiah Bailey e përfundoi ndeshjen me 11 pikë, 11 kërcime e dy asistime, ndërsa Isaiah Cousins i kishte 14 pikë.

Kyan Anderson e TJ Bickerstaff i kishin nga tetë pikë, kurse Jan Palokaj ndeshjen e përfundoi me nëntë pikë, dy kërcime e dy asistime. Lejson Zeqiri i kishte gjashtë pikë e tri kërcime.

Tani Anwili në stinorin e rregullt do të jetë në grup me Trepçën, Braunschweigun gjerman dhe PAOK-un grek.

Teilen: