Wednesday, 4. November 2026
Sport

Bashkimi mposhtet edhe n Turqi

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Bashkimi e ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshje të zhvilluara të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Humbjen e tretë në këtë garë, nënkampioni i Kosovës e pësoi të mërkurën mbrëma në udhëtim te skuadra turke, Biotekno Korfez Basket.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 72:62.

Adrio Bailey dhe Gian Clavell ishin më të dalluarit te Bashkimi.

Bailey i shënoi 18 pikë, shtatë kërcime e një asistim, ndërsa Clavell pati 13 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Te vendësit, statistikat më të mira i pati Alex Reese, me 18 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.

Bashkimi e nisi fazën grupore me fitore ndaj Valmiera Glassit, por pësoi humbje rresht nga Bigbank/Kalevi dhe Elan Chaloni.

Bashkimi ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Valmiera, më 11 nëntor. Biotekno Korfez Basket prin në grup me katër fitore e një disfatë.

 

Teilen: