• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi pa Sami Alilin kundër Kozhufit

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi i Kumanovës, të dielën, do të udhëtoj në Reçicë të Madhe të Tetovës, ku e pret sfida ndaj Kozhufit nga Gjevgjelia. Ky takim pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të javës së 8-të në Ligën e dytë të RMV-së.

Skuadra kumanovare do të udhëtoj pa Sami Alilin, i cili për shkak të 5 kartonëve të verdhë do mungoj në këtë takim shumë të rëndësishëm për Bashkimin.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur se kush do ta udhëheq Bashkimin në këtë ndeshje, pasi trajneri Florim Ymeri ka dhënë dorëheqje.

Bashkimi në Reçicë të Madhe do të jetë si nikoqir, pas shqiptimit të dënimit nga komisioni disiplinor i FFM-së prej dy ndeshjeve dhe 2.500 eurove, për incidentin në Kumanovë ndaj Sasës.

Pas javës së 7-të, Bashkimi renditet në vendin e tetë me 10 pikë, prej tyre 3 fitore, 3 humbje dhe një barazim, kurse Kozhufi i katërti me 15 pikë.

Në ndeshjet tjera takohen: Besa -Vardar N, Ohrid-Arsimi, Pobeda-Detonit, Osogovo-Sasa, Bellasica-Novaci, Pelister-Skopje dhe Teteks-Karaorman..

Next Post

Drogë, incidente dhe mjete piroteknike para sfidave të AEK dhe PAOK, 12 të arrestuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.