• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi – Peja, dueli i tretë zhvillohet sonte

27/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rivaliteti historik mes Bashkimit dhe Pejës do të ndizet sërish sonte në Prizren, në përballjen vendimtare për avantazhin e serisë gjysmëfinale të playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas dy ndeshjeve shumë të luftuara, seria aktualisht është e barabartë 1-1.

Javën e kaluar, Bashkimi kishte fituar përballjen e parë në “Sezai Surroi”, duke marrë epërsinë e parë në seri, por Peja kishte reaguar në mesjavë, kur në palestrën e vet kishte arritur të barazonte shifrat dhe të mbajë gjallë shpresat për finalen e madhe.

Sonte, njëra nga këto dy skuadra do të marrë avantazhin vendimtar në seri dhe do të marshojë një hap më afër finales, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocion. Rivaliteti i tyre këtë edicion ka rikthyer kujtime nga përballjet e forta të viteve të kaluara, duke e bërë këtë duel edhe më të veçantë për basketbollin kosovar.

Përballja zhvillohet sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Next Post

Luan Krasniqi e uron nipin për fitoren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.