• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës, siguron gjysmëfinalen e Play-offit

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 80:88 (17:16, 29:24, 17:29, 17:19), për të siguruar njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, derisa epërsia më e lartë e vendasve ishte 17:11, ndërsa mysafirët me pikë radhazi ngushtuan shifrat në 17:16, sa përfundoi çereku i parë. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, por kësaj radhe, vendasit në fund të kësaj pjese shënuan tetë pikë radhazi për të shkuar në pushim me rezultat 46:40.

Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, ku ishin shumë më të mirë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:69. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, megjithatë, më të mirë ishin prizrenasit që triumfuan 80:88.

Rashid Mahalbashiq kishte 18 pikë e katër kërcime për vendasit, ndërsa te mysafirët Wendell Green kishte 27 pikë, Mack Smith 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erik Copes 17 pikë e tetë kërcime.

Pas 27 xhirosh, Sigal Prishtina ka 16 fitore e 11 humbje, ndërsa Bashkimi 19 fitore e tetë humbje.  

Next Post

Partizani fiton aktin e parë me Egnatian, vendos Keko

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.