Friday, 3. April 2026
Sport

Basketboll, Bashkimi kërkon fitore në Prishtinë

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pas tri humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Bashkimit kërkon të kthehet te fitorja në kuadër të xhiros së 11-të.

Këtë herë Bashkimi do të jetë mysafir i skuadrës së Sigal Prishtinës, e cila u kthye te fitorja në xhiron e shkuar.

Kjo ndeshje zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa starton prej orës 19:00.

Ndërkohë, ndeshja tjetër me të cilën mbyllet kjo xhiro është ajo ndërmjet Rahoveci 029 dhe Pejës, e cila nis në orën 19:30 në palestrën “Mizahir Isma”.

Si Rahoveci 029 ashtu edhe Peja, janë skuadra që pësuan humbje xhiron e shkuar dhe këtë herë synojnë kthimin te fitorja.

Teilen: