Friday, 10. April 2026
Sport

Basketboll, “Dardanët” nisin përgatitjet për duelin me Shqipërinë

GS 25/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të hënën mbrëma ka nisur përgatitjet intensive për parakualifikimet e “Eurobasket 2029”.

Kosova këtë vikend do të përballet me Shqipërinë në palestrën “Qazim Dervishi”, ndeshje kjo që i cakton Grupit C parakualifikues.

Stërvitjen e parë nën drejtimin e selektorit Bujar Loci, Kosova e ka mbajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, qytet ku është vendosur ekipi kombëtar.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar se përgatitjet “Dardanët” do ti vazhdojnë deri të premten mbrëma, ku pastaj do të zhvendosen në Shkodër.

Të dielën prej orës 18:00, Kosova do të përballet me Shqipërinë në kuadër të këtyre parakualifikimeve, ndërsa në këtë grup është edhe Sllovakia.

Vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet e fazës parakualifikuese do të avancojë në fazën tjetër.

Teilen: