Pasditen e së martës, që sapo lamë pas, Kombëtarja shqiptare e baskestbollit të meshkujve ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet, në raundin e parë të paraeleminatoreve të Kupës së Botës, FIBA 2027, me shortin e hedhur në Mynih, që nuk u duk shumë i vështirë për Kombëtaren tonë.
Të besuar e Antonios Dukas janë pozicionuar në Grupin C, së bashku me Austrinë dhe Armeninë dhe sfidat mes këtyre ekipeve pritet të zhvillohen në 3 periudha të ndryshme, 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024, si dhe 17-25 shkurt 2025.
Tre vendet e para si dhe vendi i dytë më mirë sigurojnë kualifikimin për në raundin e dytë. Kështu, pas pjesëmarrjes në parakualifikueset për Eurobasket 2025, ku u rendit në vend të fundit, kombëtaren shqiptare e basketbollit tashmë e presin të tjera sfida në arenën ndërkombëtare, duke shpresuar të provojë shijen e një fitoreje që mungon që prej vitit 2021.
Ndërkaq, përsa u përket grupeve të tjera, në Grupin A ndodhen Zvicra, Kosova, Irlanda e Azerbajxhani, ndërsa në Grupin B, goglat kanë bërë bashkë, Rumaninë, Luksemburgun dhe Kombëtaren e Norvegjisë /i.m /abcnews.al