Monday, 20. April 2026
Sport

Basketboll, gjysmëfinalet nisin në mesjavë

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesjava sjellë ndeshjet e para gjysmëfinale të “play-offit” për basketbollistë në Superligën e Kosovës.

Të mërkurën dhe enjten, me fillim nga ora 19:30, në Prizren dhe Mitrovicë do të zhvillohen duelet e para gjysmëfinale, ku në finale avancojnë skuadrat që arrijnë nga tri fitore në këtë seri.

Në palestrën “Sezai Surroi”, të mërkurën Bashkimi e pret skuadrën e Borës, ndërsa Trepça do të përballet me Pejën në palestrën “Minatori” një ditë më vonë.

Përderisa Trepça e Bashkimi, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “play-offit” pasi stinorin e rregullt e kanë mbyllur në dy pozitat e para në tabelë, Bora dhe Peja është dashur të avancojnë nga faza çerekfinale.

Bora në çerekfinale ka eliminuar Sigal Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 2:0, ndërsa Peja pas tri ndeshjeve të luajtura ka eliminuar Golden Eagle Yllin me rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Trepça është kampione në fuqi e Kosovës dhe ekipi që këtë sezon do të shpallet kampion, në serinë finale të “play-offit” duhet ti regjistrojë katër fitore.

Teilen: