Tuesday, 21. April 2026
Sport

Basketboll, klubet kosovare gati për duelet evropiane

GS 03/11/2025 1 Min. Lesezeit

Trepça, Bashkimi dhe Sigal Prishtina, do të vazhdojnë me ndeshjet evropiane edhe këtë mesjavë derisa skuadra e Pejës do të ketë pushim.

Përderisa Trepça e Bashkimi do të luajnë në fazën grupore të FIBA Europe Cup, Prishtina do ta kërkojë fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në Ligën ENBL.

Bashkimi e Prishtina, i luajnë ndeshjet të martën kurse skuadra e Trepçës do të përballet të mërkurën prej orës 18:30 me PAOK-un në kuadër të grupit F.

Bashkimi luan në Prizren kundër Cibonës prej orës 19:00 në kuadër të Grupit J kurse Prishtina në kryeqytet përballet me Dinamon e Zagrebit, po ashtu nga ora 19:00.

Bashkimi e Trepça, janë në kërkim të fitoreve të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku pas tri ndeshjeve të luajtura i kanë po aq humbje.

Teilen: