• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll/ Kombëtarja shqiptare e nis me humbje në eliminatoret e Europianit

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresojmë që fillimi jo i mbarë të mos jetë më pak se gjysma e punës.

Kjo shprehje popullore të kujtohet, ndërsa kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj i nisi me disfatë eliminatoret e Kampionatit Europian. Ndeshja e Grupit i në Sallën “Goga Basket” në Durrës u fitua nga Rumania 87-83.

Ekuilibri ishte tepër i madh nga fillimi deri në fund, dhe diferenca në çdo periudhë të ndeshjes shkonte nga 1 deri në tri pikë. Rumania kryesoi vetëm 44-42 në pushim, ndërsa pati nerva më të forta për të marrë fitoren. Daniel Lekndreaj ishte shënuesi më i mirë me 20 pikë, ndonëse basketbollisti i vlerësuar më lart ishte Endri Hysenagolli.

Ylli i Tiranës pati 15 pikë, 10 topa në tabela dhe 2 asiste. Kombëtarja pati saktësi të lavdërueshme për dy e për tri pikë, përkatësisht 50 e 42 për qind, duke qenë më lart sesa rumunët, por gabimet në lojë kushtuan shtrenjtë. Shqipëria pati plot 16 dorëzim të topit të kundërshtari, apo siç quhet në zhargonin anglisht të basketbollit, “tërnovër”.

Kundërshtari bëri më pak dhe kjo e ndihmoi që të fitonte, ashtu si edhe saktësia më e madhe në gjuajtjet e lira.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë në grupin I është në 22 korrik në fushën e Sllovakisë./ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

West Ham insiston për Brojën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.