Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi ka mposhtur në finale Vllazninë me rezultatin 89-73.
Ka qenë e bukur dhe e luftuar ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Lezhjanët nisin shumë mirë takimin dhe mbyllin periodën e parë në avantazh 20-13. Shkodranët reagojnë dhe fitojnë periodën e dytë 20-18.
Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet në ekuilibër 21-21. Lezhjanët thellojnë avantazhin në periodën e katërt dhe fitojnë të gjithë takimin me rezultatin 89-73.
Besëlidhja nis sezonin e ri me trofe, duke fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.