Monday, 2. March 2026
Basketball

Basketboll meshkuj, Vllaznia triumfon në Tiranë

GS 19/01/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia në basketboll për meshkuj gjen fitoren duke mposhtur Tiranën në “Fahrije Hoti” me rezultatin 88-85, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport. Një ndeshje me rivalitet, në periodën e parë është Tirana që luan më mirë dhe e mbyll 22-17.

Vllaznia reagon në periodën e dytë, të cilën e fiton me rezultatin 24-21, dy ekipet shkojnë në pushim me një avantazh prej 2 pikësh në favor të bardhebluve.

Edhe në periodën e tretë është skuadra shkodrane që triumfon, 25-21 duke kaluar ne avantazh me dy pike. Perioda e katërt ka më shumë rivalitet, Vllaznia ruan avantazhin dhe në fund fiton me rezultatin 88-85.

 

Teilen: