• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll, Prishtina – Peja përballja e madhe e këtij vikendi

25/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga vazhdon me super ndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 19-të, derisa kampionati vazhdon të bëhet shumë më interesant.

Takimi i parë i kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë. Takimi është shumë i vlefshëm për të dy skuadrat. Prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 14 humbje, derisa mitrovicasit në vendin e dytë me 12 fitore e gjashtë humbje.

Të shtunën zhvillohet sfidë interesante ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, dy skuadra që së fundi kanë bërë ndryshime në shtabin teknik dhe kanë ambicie të larta në këtë edicion të elitës. Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse Portokallezinjtë në pozitën e parë me 13 fitore e pesë humbje.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet. Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit. Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.

Next Post

Lewandowski merr një ofertë nga Arabia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.