Monday, 2. March 2026
Sport

Basketboll, Superliga kthehet në mesjavë

GS 02/03/2026 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në basketboll do të rikthehet në skenë pas një pushimi prej gati dy javësh, si pasojë e ndeshjeve të kombëtareve.

Të mërkurën dhe enjten, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Dy ndeshje do të luhen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten, por Federata e Basketbollit të Kosovës ende nuk e ka caktuar orarin e saktë.

Në kuadër të xhiros së 22-të, do të përballen: Bashkimi – Vëllaznimi, Peja – Trepça, Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 – Bora.

Aktualisht, Trepça prinë në tabelë me 39 pikë, katër më shumë se Bashkimi që zë vendin e dytë për të vazhduar me Borën në të tretin dhe Pejën në pozitën e katërt, me 32 përkatësisht 31 pikë.

Teilen: