Thursday, 19. February 2026
Sport

Basketboll, të mërkurën konfirmohen finalistët e Kupës

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën në mbrëmje, do të konfirmohen dy skuadrat që do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Dy ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, do të zhvillohen të mërkurën por në dy orare të ndryshme.

Prej orës 17:00, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora përballet me Trepçën kurse nga ora 20:00, po ashtu në kryeqytet, por në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, do të përballen Sigal Prishtina dhe Bashkimi.

Pas ndeshjeve të para, që u luajtën javën e shkuar në Prizren e Mitrovicë, Bashkimi dhe Trepça mund të thuhet se me një këmbë janë në finale.

Bashkimi mposhti Prishtinën 83:67 kurse Trepça triumfoi ndaj Borës 87:64 për të krijuar avantazhin para ndeshjeve të kthimit.

Bashkimi dhe Trepça u përballen edhe në finalen e sezonit të shkuar, të cilën e fitoi ekipi nga Mitrovica dhe me gjasë këto dy skuadra do të jenë edhe në finalen e këtij sezoni, e cila do të luhet më datën 18 shkurt.

Teilen: