• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll: Tirana, mjaftojnë 20 minuta për fitoren

24/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga e Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj ka ardhur të dielën në ekranin e transmetuesit publik, teksa Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport takimin më të spikatur të javës së 18-të, atë midis Tiranës dhe Kamza Basketit.

Në fakt, sfida e luajtur në Sallës Sportive “Fahrie Hoti” ka parë skuadrën bardheblu të vulosë praktikisht fatin e takimit brenda gjysmës së parë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, që është njëkohësisht edhe trajneri i Kombëtares kuqezi të koshit të meshkujve, e ka vendosur praktikisht autoritetin që në 10-minutëshin e parë, që është fituar nga Tirana me shifrat 27-15. Edhe 10-minutëshi i dytë ka patur me të njëjtën tablo, pasi është skuadra bardheblu që e ka fituar atë, 31-21.

Kjo ka bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me Tiranën që kryeson me 22 pikë epërsi, me shifrat 58-36. Edhe pse skuadra e Kamza Basket ka reaguar pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, Tirana e ka administruar epërsinë duke e fituar edhe 10-minutëshin e 3-të, 19-18, duke vijuar t mbetet në kryesimin pas një gjysmë ore lojë, me plot 23 pikë epërsi, 77-54. E njëjta tablo është edhe në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, që është mbyllur në barazpeshë 19-19, dhe Tirana e fiton gjithë ndeshjen 96-73 ndaj Kamza Basketit.

Next Post

I zhytur në borxhe, kampioni i botës nxjerr në ankand vilën luksoze

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.