Spektakël dhe emocione të mëdha ka dhuruar finalja e Ligës Unike në basketboll për vajza në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Bashkimi ka mposhtur me përmbysje 73-63 Pejën dhe ka fituar këtë edicion të Ligës Unike.
Peja ka nisur shumë mirë sfidën e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të 16 pikëve (42-26).
Vajzat nga Prizreni kanë bërë mrekullinë në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka. Bashkimi fiton periodën e tretë 20-11, ndërsa në periodën e fundit dominon totalisht kundërshtarin dhe e fiton me rezultatin e thellë 27-10.
Bashkimi fiton të gjithë takimin me rezultatin 73-63 dhe shpallet kampion i Ligës Unike në basketboll për vajza.
Teilen: