Wednesday, 29. April 2026
Sport

Basketboll vajza/ Flamurtari mposht Partizanin në “Asllan Rusi”, titulli kampion një fitore larg

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Është luajtur ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ndeshja e dytë finale në basketboll për vajza mes Partizanit dhe Flamurtarit.

Vajzat vlonjate kanë fituar këtë takim me rezultatin 63-58 dhe kanë hedhur një hap të madh drejt titullit kampion, pasi kryesojnë 2-0 serinë e finaleve për titullin.

Partizani ka fituar periodën e parë 20-11, perioda e dytë është fituar nga Flamurtari me rezultatin 18-17. Partizani ruan kryesin edhe në periodën e tretë të cilën e fiton me rezultatin 9-8, por përmbysja e madhe e vlonjateve vjen në periodën e fundit, të cilën Flamurtari e fiton 26-12.

Vlonjatet fitojnë gjithë takimin 63-58, çojnë në 2-0 serinë e finaleve dhe janë vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndeshja e radhës do të luhen në Vlorë.

Teilen: