Tirana U20 shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për vajza, pasi dominoi finalen ndaj Partizanit, duke fituar me rezultatin 75-45 në “Farie Hoti”.
Nën drejtimin e trajnerit Olsi Muça, ekipi bardheblu nuk e vuri në diskutim në asnjë moment fitoren duke treguar forcën dhe dominimin si në çdo ndeshje tjetër të sezonit. MVP (Lojtarja më e mirë) e finales u shpall Katja Beqaj.
Tirana ka dominuar basketbollin e vajzave këtë sezon, pasi ka fituar kampionatin edhe në grupmoshat U14 dhe U18.
Teilen: