Thursday, 23. April 2026
Sport

Basketbolli kosovar në zi, vdes Arben Fondaj

GS 25/10/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtar, ish-anëtar i bordit të klubit dhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në komunikatën zyrtare, klubi nga Suhareka thekson se Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit dhe për dashurinë e madhe ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

“Arbeni ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme,” thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, KB Golden Eagle Ylli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij, duke uruar që Arbeni të prehet në paqe.

Teilen: